Kush fshihet pas rrëmbimit të tre policëve në veri? Analisti i njohur zbardh skenarin e tensioneve Serbi-Kosovë

Analisti Mentor Nazarko tha se pas rrëmbimit të tre policëve në veri të Kosovës mund të qëndrojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

I pyetur nga gazetari Artur Zheji nëse mendon se është dicka e kërkuar nga forcat e armatosura serbe apo e bërë nga radikalët, analisti tha:

“Është krejt e qartë që për të shmangur, Vuçiç është në një lloj krize.

Sa kohë që ka afruar ushtrinë dhe nuk mund të bëjë dot asgjë sepse në anën tjetër të kufirit është KFOR-i, ka konceptuar, krijuar një gjest të tillë me karakter simbolik për nga përmasa por kënaq atë që është përfytyrimi i serbit të zakonshëm që ‘ja vepruam sikur ta kishim territorin territorin tonë, i poshtëruam ata’.”, tha ai.