Nëna ‘mostër’ bën veprimin makabër ndaj foshnjeve të saj dy muajshe (Foto)

Një grua ka rënë në prangat e policisë në SHBA, pasi akuzohet se ka rrezikuar jetën e fëmijëve të saj, vetëm 2 muajsh.

Mësohet se 36-vjeçarja u arrestua nga policia pasi u kap duke mbajtur binjakët në një arkë në pjesën e pasme të biçikletës.

Por, ajo që bën më shumë habi është deklarata e kësaj nëne.

Mësohet se 36-vjeçarja ka thënë para gjykatës se nuk e sheh të rrezikshëm mënyrën se si mbante fëmijët kur lëvizte me biçikletë.

Pas kësaj gruas i janë vënë prangat dhe për bebet kujdeset babai.