Pamje të rënda/ Sulmohet gazetarja dhe kameramani në Leposaviç (Video)

Ekipi i një televizioni në Leposaviç është sulmuar.

Serbët në veri të Kosovës kanë dhunuar gazetaren dhe kameramanin, ndërsa ky i fundit shihet teksa rrëzohet përtokë.

Mjeti i punës, pra kamera është thyer gjithashtu.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se ekipet e gazetarëve nga Prishtina “kanë qenë cak i një sulmi brutal” nga protestuesit në Leposaviç, ndërsa ata po kryenin punën e tyre.