Sulmohen me thikë dy vëllezër shqiptarë në Itali

Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur me thikë mesditën e sotme në Itali, raportojnë mediat vendase.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pordenones ndërsa të plagosurit janë të moshës 27 dhe 29 vjeç.

Ata kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar me thikë nga një i ri.

Njëri prej tyre u transportuar me helikopter me plagë në bark, ndërsa tjetri kishte plagë në kokë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.