“Blindohet” Tirana/ Ndeshja Shqipëri-Moldavi: Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi prej orës 16:00

Sonte, në orën 20:45 do të luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi në stadiumin “Air Albania” dhe duke marrë parasysh të gjithë fluksin e tifozëve dhe dyndjeve masive të tifozerisë nëpër rrugë, Policia e Shtetit, në bashkëpubim me bashkinë e Tiranës, do të ndërmarrë disa masa dhe do të bllokojë disa rrugë.

– Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të hyjnë tifozët;

– Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

– Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
– Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.