“Bota ime…”/ Arbana dhe Eduarti kurorëzojnë sot dashurinë në martesë, moderatorja poston foton e veçantë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 17 qershor, në një ceremoni private në Toskana, Itali.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit dhe showbizit shqiptar, nuk do të na zbulojë pothuajse asnjë detaj, përveç atyre që çifti do të zgjedhë t’i ndaj vetë me fansat dhe ndjekësit.

Pak orë para ceremonisë martesore, Arbana ka ndarë një foto të dy djemtë e saj të cilët shihen buzë pishinës në një vilë në Itali.

Asnjë foto apo video nga përgatitjet që po bëhen për dasmën që do të mbahet në Toskana, nuk janë zbuluar ende.

Mirëpo mesa duket, Luiz Ejlli nuk do të jetë pjesëmarrës në dasmën e tyre dhe kjo sepse në atë datë Luizi ka njoftuar se do të ketë një koncert në New York. Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e të ftuarve.