A po shantazhohet Safet Gjici? Analisti i njohur flet për skandalin erotik në Bashkinë e Kukësit: Nuk është më politike…

Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se SPAK duhet të hetojë kush po e shantazhon Safet Gjicin, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të videos ku shfaqej duke bërë marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.

I ftuar në Euronews Albania,a i theksoi se skema nuk është më poltike, por mafioze pasi vajza nuk do ta demaskonte kaq hapur veten.

SPAK duhet të hetojë dhe kush janë ata që e shantazhojnë Gjicin, sepse Gjici thotë se mua më ngritën kurth. Prokuroria duhet të kërkojë dhe të na gjejë ne a ka shpërdorim detyre. Duhet të mësojmë se cilat janë interesat që fshihen pas saj. Për mua nuk është më politike, është mafioze.

Mua mu duke se ajo video është regjistruar nga vet vajza. Si ka mundësi që kjo e ka regjistruar vet e bën publike dhe demaskohet në sytë e publikut duke qenë dhe e martuar- tha ai.