Njëra pas tjetrës, momenti kur dhjetëra makina të Policisë futen në Kampin e Muxhahedinëve (Video)

Këto janë pamjet nga momenti kur makina të shumta të Policisë kanë hyrë në Kampin e Muxhahedinëve iranianë gjatë ditës së sotme.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së Kampit të Muxhahedinëve dhe janë shpërndarë nga vetë ata.

Gjatë kontrolleve të ditës së sotme nga ana e Policisë, pati tensione të shumta dhe u raportua edhe për një viktimë, për të cilin muxhahedinët pretendojnë se mbeti i vdekur si pasojë e gazit të përdorur nga policia.

Policia sekuestroi disa pajisje kompjuterike dhe servera, që dyshohet se përdoreshin për sulme kibernetike.