Kombëtarja shqiptare ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.
Ishte Ernest Muçi ai që shënoi golin e tretë për kuqezinjtë.
Goli i parë u shënua nga Nedim Bajrami, ndërsa i dyti nga Kristjan Asllani.
Ndërkohë, Sokol Cikalleshi humbi një penallti në pjesën e parë.
Kuqezinjtë dominuan takimin, teksa siguruan tre pikët e radhës pas fitores ndaj Moldavisë.