Trajneri kuqezi Sylvinho: ‘Grupi është i ekuilibruar dhe i vështirë. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm!

Shqipëria ka ndryshuar fytyrë dhe meritë ka edhe trajneri Silvinjo. Në 2 ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë marrë dy fitore. Së fundmi, pas triumfit 1-3 ndaj Ishujve Faroe, tekniku dha mendimin e tij për atë që u pa në fushë.

“Është e vështirë të luash këtu. Me topa të gjatë ata të vendosin në vështirësi sepse janë lojtarë të gjatë në sulm. Nuk kanë nevojë të krijojnë shumë, ata me një top të gjatë mund të të vendosin në vështirësi.

Le të marrim pjesën e mirë në këtë sfidë. Ishte një transfertë e vështirë që kemi fituar me rezultatin 3-1. Ka qenë viti 2021 që Shqipëria ka fituar tre ndeshje radhazi. Djemtë kanë bërë shumë mirë, kanë treguar një shpirt të lartë gare, united dhe të gjithë lojtarët kanë bërë një punë shumë të mirë këto ditë.

Objektivi ishte të fitonim dy ndeshjet radhazi, shanset janë të njëjta. Për herë të fundit ka ndodhur gjatë pandemisë Covid, kur Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi. Grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar. Ne jemi të lumtur për dy rezultatet që kemi marrë dhe jemi në garë për kualifikimin.

Të dy golat ishin shumë shumë të bukur. Ne punojmë fortë si staf, por kemi dhe lojtar shumë të mirë që punojnë shumë, ata janë protagonistët kryesorë. Goli i Asllanit ishte shumë i vështirë për t’u realizuar. Të gjithë lojtarët që hynë në fushën e lojës, u futën me këmbën e duhur dhe dhanë një kontribut shumë të madh për këtë sukses.

Ne kishim disa dyshime para ndeshjes, sepse brenda tre ditëve nuk është e lehtë të bësh dy ndeshje, plus vendi ku kemi ardhur është i largët. Asllani dhe Seferi bënë një ndeshje shumë të mirë. Mendoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura dhe e kemi ndihmuar shumë skuadrën. Të gjithë jemi të rëndësishëm në këtë rrugëtim.

Unë do të qëndroj në Tiranë sepse kam edhe disa ditë punë për të studiuar ndeshjet. Më pas do të shkoj në Porto te gruaja dhe vajza ime. Do të bëj një javë ose dy javë pushime në Barcelonë” – tha ai.