Ra nga një lartësi prej 45 metrash, vijojnë hetimet për vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar: Pronari italian në shënjestrën e prokurorisë

Prokuroria në Itali ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së 23-vjeçarit shqiptar Sami Macakulli. I riu humbi jetën më 13 Qershor pasi ra nga një shtyllë e tensionit të lartë në Castegnato.

“Prokuroria ka hapur hetim për vrasje nga pakujdesia dhe ka futur pronarin e kompanisë ku punonte viktima në regjistrin e të dyshuarve”, shkruan Il Giorno.

Autoritetet pritet që të kryejnë hetime të thelluara për të zbuluar çdo përgjegjësi në lidhje me këtë ngjarje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shqiptari po bënte punë mirëmbajtjeje në lartësi.

Ai zëvendësoi një litar, të caktuar për të shmangur çdo goditje nga rrufetë dhe për të mbrojtur shtyllën, një punë rutinë, kur pajisja e sigurisë ajo që në fakt duhej ta mbronte në rast të humbjes së ekuilibrit, është thyer dhe bëri që ai të binte nga një lartësi prej 45 metrash.

Rënia ishte e tmerrshme. Macukulli ra fillimisht mbi një gardh dhe në fund në tokë.

Prokurorja Lisa Sacaro tashmë tenton që të hedhë dritë mbi mjetet mbrojtëse që mbanin punëtorët, për të kuptuar nëse 23-vjeçari ishte veshur siç duhet, apo pajisjet ishin të mirëmbajtura brenda normave./tvklan.al