EMRI/ La Shqipërinë për të punuar në “shtëpi bari” në Angli, përfundon në burg 25-vjeçari

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi është kapur duke punuar në një ‘shtëpi bari’.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i dënuar është Klajdi Kerkapi, i cili është arrestuar më 17 maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në Durham. Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar është shprehur se ishte ‘i detyruar’ të punonte në këtë sektor të jashtëligjshëm pasi kishte borxhe për të shlyer.

“Isha i detyruar, kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur Kerkapi, sipas mediave britanike.

Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund.