Ekzekutoi ish- dhëndrin në vitin 2021, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, 35 vite për të bijën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për autorin e vrasjes së Kudret Saliajt në qershor të 2021, Mexhit Picari dhe 35 vite për Dhurata Picarin. Baba e bijë akuzohen se vranë para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur. Sipas prokurorisë e Tiranës babë e bijë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt pasi ky i fundit i kërkoi divorcin Dhuratës. Pas asaj ngjarjeje të rëndë, familjen e kanë ndjekur tragjeditë.

Më 3 shkurt të këtij viti, Dhurata Picari humbi të birin, Enjo Saliajn. Enjo Saliaj, i cili po udhëtonte me motor elektrik, u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, 19-vjeç, i arrestuar tashme nga policia. Sipas policisë nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se i riu ka prerë rrugën makinës. Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga vjehrri në qershor të vitit 2021, Mexhit Picari. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit, Kudret Saliaj dhe Dhurata Saliaj. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, për vrasje në bashkëpunim, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri,

ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes. E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.