Grushti i shtetit në Rusi/ Sa të rëndësishëm janë qytetet që thuhet se kontrollohen nga Wagner?

Grupi mercenar rus Wagner pretendon se kontrollon të gjitha objektet ushtarake në qytetin jugor Rostov-on-Don, ashtu si edhe zonat ushtarake në Voronezh, qytet më në veri të Rusisë.

Rostov ka qenë tejet i rëndësishëm prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Ai gjendet në kufi me Ukrainën, prandaj ka shërbyer si baza kryesore për komandën jugore të ushtrisë së Rusisë.

Ky qytet ka rreth 1 milion banorë, teksa trupat ruse shpesh stacionohen aty, para se të dërgohen në Ukrainë.

Voronezh – një tjetër qytet rus jo shumë larg kufirit ukrainas, ka gati madhësinë e njëjtë sa Rostovi Ky qytet gjendet në mes të Rostovit dhe kryeqytetit Moskës, dhe njihet si qendër kryesore hekurudhore.