Wagner i lëkund pushtetin ‘nën këmbë’, Vladimir Putin del me vendimin drastik ndaj qytetarëve

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj për gjoba dhe arrest administrativ deri në 30 ditë për shkelje të ligjit ushtarak.

Për mosrespektim të normave të përcaktuara me ligjin “Për ligjin ushtarak”, ligjet federale dhe aktet e tjera rregullatorë dhe ligjore të Federatës Ruse për ligjin ushtarak, qytetarët do gjobiten deri në 1 mijë rubla ose do kenë arrest administrativ deri në 30 ditë, nëse këto veprimet nuk përmbajnë vepër penale të dënueshme.

Për zyrtarët, gjobë deri në 2000 rubla ose arrest administrativ deri në 30 ditë.

Më herët Putin tha se një kryengritje e armatosur nga mercenarët e Wagner ishte një “thikë pas shpine” dhe se shefi i grupit Yevgeny Prigozhin kishte tradhtuar Rusinë, pasi ai u zotua të ndëshkonte disidentët.

Putin tha se ata që rebelohen do të ndëshkohen dhe se autoritetet kanë “marrë urdhrat e nevojshëm” për ta bërë këtë, ndërkohë që Moska shpalli një “regjim operacioni anti-terror”.

“Të gjithë ata që me vetëdije qëndruan në rrugën e tradhtisë, që përgatitën një rebelim të armatosur, qëndruan në rrugën e shantazhit dhe metodave terroriste, do të vuajnë dënimin e pashmangshëm, para ligjit dhe popullit tonë”, u zotua Putin.