Nabjana Shabani, menaxherja që ka patentë për avion dhe jaht, por nuk di t’i japë makinës

Disponon patentë për të drejtuar avionë të vegjël dhe patentë për jahte, por nuk di të drejtojë makinën. Kjo është historia e Nabjana Shabanit, menaxhere të Galeri 43, e cila ishte e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan për të diskutuar në një panel për udhëtimet në vendet e largëta.

Nabjana zbuloi se ka licencë që të fluturojë avionë të vegjël deri në 15 vende. Po kështu mund t’i japë edhe jahtit. Por nuk ka patentë për makinë.

Blendi Fevziu: Fluturove solo në avion më duket.

Nabjana Shabani: Kam fluturuar shumë herë solo.

Blendi Fevziu: Solo fare?

Nabjana Shabani: Solo.

Blendi Fevziu: 2 vendëshit?

Nabjana Shabani: 2 vendëshit por mund t’i jap edhe 15-vendëshit me atë licencë.

Blendi Fevziu: Domethënë i merr 15 veta ti dhe ikën?

Nabjana Shabani: Mund të marr vetëm familjarë ose miq, unë nuk mund të paguhem.

Blendi Fevziu: Ti ke patentë edhe për jahtin edhe për avion?

Nabjana Shabani: Patentë detare dhe për avionë të vegjël.

Blendi Fevziu: Po nuk ke makine, jam i sigurt.

Nabjana Shabani: Jo.

/tvklan.al