Sot Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”. Ja urimi i kreut të KMSH

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme e Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin, i cili nisi në orën 06:00.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar uroi besimtarët duke theksuar se shpreson që kjo ditë të shërbejë si reflektim ndërsa kërkoi që njerëzit duhet të jenë më të dashur dhe më miqësorë me njëri tjetrin.

“Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”, tha Spahiu.

Ai dha edhe një mesazh për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

“I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës”, deklaroi ai.