Tritoli në garazhin e biznesmenit në Shkodër/ Identifikohen dy autorët, emra të njohur

Është zbardhur shpërthimi me tritol që ndodhi mëngjesin e kësaj të enjte në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të garazhit, në pronësi të shtetasit Agim Uraj, 52-vjeç. Shtetasi në fjalë është pronar i një kompleksi në Shkodër.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy personave që kanë vendosur tritolin, dhe ka bërë shpalljen e tyre në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasit: Seadet Muftia dhe Zabit Mehmedaj, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes.