Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Bosnjë dhe Hercegovinën.
Siç njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC),
epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në jugperëndim të Trebinjës.
Përveç në Bosnje dhe Hercegovinë, tërmetin e kanë regjistruar edhe qendrat sizmologjike në Kroaci.
Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë njoftoi se mëngjesin e sotëm në orën 5:54 minuta
është regjistruar një tërmet mjaft i fortë me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, 10 kilometra nga Dubrovniku.