Përfshihet nga flakët makina te ish-kompleksi Dinamo në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para ish-kompleksit Dinamo në kryeqytet.

Sikurse shfaqet në foto, mjeti është përfshirë i gjithi në flakë.

Nuk dihen motivet e zjarrit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.