Debati në Kuvend, Berishës i tërheq vëmendjen një postim i Ngjelës që ia çojnë në Whatsapp

Teksa në Kuvend vijojnë diskutimet sipas rendit të ditës, ish-kryeministrit Sali Berisha i ka tërhequr vëmendjen për disa minuta telefoni.

Duket se një mesazh në Whatsapp, e ka ‘shpërqendruar’ Berishën nga diskutimet në seancë plenare.

Në foton e publikuar nga LSA në sallën e Kuvendit, duket se Berishës i vijnë në Whatsapp, mes tyre dhe një reagim i avokatit Spartak Ngjela.