Si autorët i bënë pritë shënjestrës së atentatit dhe ndoqën viktimën, zbardhen rolet

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Larushkë të Krujës. Dajë e bir dyshohet se janë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë mbërritur në banesë me makinën e tyre.

Burime bëjnë me dije se sapo kanë dalë nga makina dhe janë afruar në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, autorët kanë qëlluar drejt tyre me armë.

Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Ramazan Sinos dhe nipit të tij, Alvi Bejtja deri në momentin që kanë mbërritur në banesë.

Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Wolsëagen, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë. Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi janë sekuestruar më parë nga policia në kuadër të operacionit “Fijet”.