40 vjeçari hap zjarr ndaj qytetarëve, vret 4 persona, plagos dy të mitur

Katër persona u vranë dhe dy të tjerë, të mitur, u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në një lagje të Filadelfias të hënën, tha policia amerikane.

Dy të plagosurit janë dy fëmijë të moshës 2 dhe 13 vjeç, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në spital.

Katër të vrarët ishin të moshës nga 20 deri në 59 vjeç.

Dy fëmijët e plagosur janë në gjendje stabile.

Policia tha se autori është kapur dhe se mbante veshur një jelek antiplumb.

Policia beson se të gjithë ata që u qëlluan ishin ose në rrugë ose në automjete kur u goditën.

“Në këtë pikë, ne nuk shohim një lidhje me asnjë nga viktimat dhe sulmuesin,” tha policia.