Dy kishin rolin e ekzekutorit, tjetri shofer, detaje nga ngjarja në Krujë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Larushkë të Krujës, ku u qëllua me armë ndaj banesës së Gentian Bejtjes.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur kunati i tij Ramazan Sino ndërsa është plagosur i biri 18-vjeçar Alvi Bejtja.

Këta të fundit dyshohet se janë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë mbërritur në banesë me makinën e tyre.

Sipas Neës 24, sapo ata kanë dalë nga makina dhe janë afruar në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, autorët kanë qëlluar drejt tyre me armë.

Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e viktimës dhe të nipit të tij deri sa realizuan atentatin.

Dy persona dyshohet se kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin tip “Wolsëagen”, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë.

Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi janë sekuestruar më parë nga policia në kuadër të operacionit “Fijet”.