Rrahu brutalisht biznesmenin grek në Mykonos, arrestohet shqiptari, e kaluara e “errët” e 34-vjeçarit

    

Ka rënë në prangat e policisë greke, 34-vjeçari shqiptar që dhunoi brutalisht biznesmenin grek, Florios Asimomytis, tr evite më parë në ishullin e Mykonos.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për A.N., i cili u arrestua më 25 qershor 2023, së bashku me një tjetër shqiptar, pas një incidenti në qendrën tregtare Attikë.

Nga hetimi që pasoi arrestimin, rezultoi se 34-vjeçari, më datë 21.09.2020, në orën 21:00, kishte shkuar në zonën Tourlos të Mykonos, jashtë shtëpisë së biznesmenit, ku dhe e ka sulmuar.

Greku po dilte nga makina e tij kur i akuzuari e goditi duke përdorur një levë hekuri, duke e lënduar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas ai u largua në këmbë ndërsa departamenti i Mykonos ngriti një çështje për tentativë vrasje. Sipas burimeve policore, biznesmeni është thirrur dhe e ka njohur autorin e sulmit ndaj tij si 34-vjeçarin.