Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësorin

Një 62-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës.

Policia njofton se 47-vjeçari me inciale R.G., duke drejtuar makinën tip “Volkswagen”,

ka aksidentuar këmbësorin 62-vjeçar me inciale V.C., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al