E rëndë! Një person i pajetë gjendet brenda një makine në Durrës

Një person i pajetë është gjetur brenda një automjeti në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”,

ku personi i vdekur është konstatuar brenda një makine tip “Fiat Brava”, me ngjyrë gri.

Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca,

të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.

Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth viktimës dhe shkaqet e vdekjes.