“Mund të vijë nga ekonomia informale apo kriminale”/ Eksperti i Ekonomisë bën paralajmërimin e fortë për Euron: Gjatë këtyre dy muajve pritet të shkojë deri në…

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, është shprehur se rënia e euros mund të vijë nga euroizimi i tepërt i ekonomisë, ose nga ekonomia informale apo kriminale.

Komentet Muço i bëri përmes një interviste televizive, ku tha se euro mund të vijojë rënien gjatë këtyre 2 muajve dhe mund të shkojë në vlerat 101-102 lekë.

Ai shtoi gjithashtu se ka shumë para në qarkullim jashtë kanaleve bankare dhe sipas tij, në Shqipëri, 40 % e tregut funksionon me euro.

“Janë bizneset eksportuese që dëmtohen. Fitimet e tyre janë në rënie. Automatikisht nga muaji në muaj shqiptarët që kanë firmosur pagat e tyre në euro, marrin ëm pak para. Normalisht qeveria paguan interesat në euro, por të ardhurat e ka në para vendase, kështu që fiton. Mua më tërhoqi vëmendjen deklarata e Guvernatorit që tha se ne nuk duhet të ndërhyjmë në treg dhe këtë zhvlerësim të monedhave të huaja e justifikoi me rritjen e ekonomisë shqiptare.

Por ne kishim vetëm 3 sektorë me rritje ekonomike. Edhe konsumi nuk kishte rritje për të justifikuar këtë luhatje të tregut të këmbimit. Gati 40 % e ekonomisë shqiptare është në euro dhe sektori i ndërtimit është sektori që nuk mund të flasësh veçse me euro. Askush nuk të jep çmim në lek. Në tregun shqiptar është lehtësisht e mundshme që tit ë blesh në euro. Po të kemi parasysh vende të tjera që nuk e kanë euron monedhë zyrtare, nuk të japin mundësinë që të blesh me euro.

Kjo Forcimi i lekut është i pashpjegueshëm, mund të vijë nga euroizimi i ekonomisë, ose nga ekonomia informale apo kriminale. Ka shumë para në qarkullim që janë jashtë kanaleve bankare. Presim një rënie të euros që pritet të shkojë nga 101-102 lekë në korrik dhe gusht, kur do të rritet edhe fluksi turistik. Ky pritet të jetë viti më i mirë përsa i përket aspektit turistik. Kam përshtypjen që për 4-5 vite nuk mund të kthehemi aty ku kemi qenë, por maksimumi euro mund të shkojë në 110 lekë”, është shprehur Muço.