Çfarë pritet të ndodhë me motin? “Shira të rrëmbyeshëm dhe…”, autoritet dalin me thirrjen e fortë për qytetarët

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës së sotme, pas njoftimit të IHMK-së, se pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Nga komuna kanë kërkuar kujdes gjatë qarkullimit, teksa kanë bërë thirrje që qytetarëve të mos qëndrojnë pranë pemëve, objekteve të larta e ndonjë shtylle.

Andaj ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit, mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta.

Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë 0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.