E frikshme/ Panik në avionin e nisur drejt Prishtinës, futet në mes të stuhisë, tmerrohen pasagjerët (Video)

Avioni i nisur nga Bazeli për në Aeroportin e Prishtinës, është përfshirë dje në një situatë që ka panikosur e trembur të gjithë pasagjerët. Teksa ishte mbi Kosovë, avioni është gjendur në vorbullën e një stuhie të fuqishme, e cila ka shkaktuar turbulenca.

Kushtet e rënda atmosferike kanë bërë që pasagjerët të kalojnë minuta tmerri e paniku.

Në fund, pas tentativave të pilotit dhe mes ulërimave të udhëtarëve të të gjitha moshave, është vendosur që avioni të devijonte për në Aeroportin e Shkupit. Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet nga kabina e avionit.