Shkencëtarët ngrenë alarmin: Shënohet dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, ja çfarë pritet të ndodhë gjatë muajit

Temperatura mesatare globale ka arritur një maksimum të ri për herë të tretë brenda një jave, tregojnë të dhënat jozyrtare, raporton BBC-ja.

Të dhënat e analizuara nga një grup shkencëtarësh amerikanë, tregojnë se temperatura mesatare globale, të enjten, më 6 korrik, ishte 17.23 gradë Celsius.

Kjo theu rekordin e shënuar ditën e hënë, kur temperatura ishte 17.01 gradë dhe një ditë më vonë, kur ishte 17.18 gradë Celcius.

Të dhënat u matën në Universitetin amerikan në Maine, bazuar në një mjet që mat të dhënat satelitore dhe simulimet kompjuterike për matjen e gjendjes.

Shkencëtarët thonë se temperaturat janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe modelet natyrore të motit, të njohura si El Nino.

El Nino nxitë ciklonet tropikale në Paqësor dhe rrit reshjet.