Kur shprehja më e mirë e ëma se e bija merr kuptim, 40-vjeçarja: Më ngatërrojnë për motrën e sime bije

Një mama 40-vjeçare duket kaq e re, sa shpesh njerëzit e ngatërrojnë për motrën e vajzës së saj adoleshente. Carly Johnson thotë se të panjohurit shtangin gjithmonë kur mësojnë se ajo nuk është as motra e as shoqja e vajzës së saj 17-vjeçare, Kia Douglas.

Carly punon si agjente udhëtimesh dhe është nga Stockport, Greater Manchester i Anglisë. Ajo tregon se i ka ndodhur shpesh që ta pyesin sesi ka mundësi që ajo është mamaja e Kias.

Madje tregon edhe një episod në një restorant.

“Ishim me pushime dhe dikush i tha Kias që t’i thoshte të motrës së ushqimi ishte gati. Ajo iu përgjigj se ishte nëna e saj dhe në këtë pikë kamerierja thirri gjithë stafin e restorantit që të më shihnin. Ishin të gjithë të shokuar”.

Një fotografi e nënë e bijë e postuar në Twitter të enjten e shkuar, ka mbledhur plot 2.1 milion shikime deri më tani.

“Kjo në foto është mami? Jam shumë serioz”, shkruan një person.

“Cila është vajza?” pyet një tjetër.