Atentati në Larushk/ Valter Bami: Kam barut në duar se bëj qitje me armë sportive, viktimën e kam kushëri

Pas arrestimit të mbrëmshëm, Valter Bami ka mohuar të jetë i përfshirë në atentatin në Larushk të Fushë-Krujës. Ngjarja ndodhi para pak ditësh, në shtëpinë e një personi me precedent penal, Gentjan Bejtja. Atentati la pas një viktimë, kushëriri i Bejtjas, Ramzan Sino si dhe dy të plagosur, djemtë e mitur të Gentjanit.

Vëllai i Durim Bamit, Valteri kishte mbetje baruti në pjesën e dorës së majtë, ndaj policia e arrestoi pasi ka dyshime se fshihet ai pas ngjarjes së 4 korrikut. Në dëshminë e tij të parë, Valteri tha se kishte mbetje pasi kishte salduar, teksa sot Bami ka deklaruar se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që ka me leje.

“Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin,”- mësohet të ketë thënë i akuzuari