“Kunati i shokut Xhemal”, postimi i fundit i Luizi Ejllit tregon shumë për marrëdhënien me Kiarën(Foto)

Teksa është mjaft i angazhuar me koncerte si dhe me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, këngëtari i dashur për publikun gjen kohë edhe për rrjetet sociale.

Luizi herë pas here ndan foto të ndryshme me ndjekësit e tij të shumtë, duke treguar detaje nga përditshmëria e tij apo edhe detaje nga projektet e tij më të reja.

Por së fundmi, artisti ka publikuar një fotografi në “Instastory”, ku tregon se ka takuar vëllain e partneres së tij, Kiara Tito. “Kunati i shokut Xhemal”, shkruan Luizi bashkëngjitur me foton në fjalë, ku edhe ka etiketuar vëllain e Kiarës, Ryan.

Si duket marrdhënia e Luizit me Kiarën vazhdon të forcohet duke kaluar kohë edhe me familjarët e njëri-tjetrit.