Motori përplaset me makinën, zbardhen dyshimet

Një motor, i cili shërbente si dilivery në qytet për pica, është përplasur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike me një mjet tip Ford.

Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i motorit i cili me shpejtësi ka dashur që në rrugë të kaloj Fordin.

Drejtuesi nuk e ka parë duke i zënë rrugën. Fatmirësisht drejtuesi i motorit me lëndime të lehta,

teksa në vendngjarje ka mbërritur policia e Vlorës për të parë rrethanat e plota të aksidentit.

Në rrugë të shpërndara edhe copat e picave.

Drejtuesi i motorit transportuar në spital, për ndihmë më të specializuar mjeksore