Dha dorëheqjen nga mandati dhe jeta politike, ja kush është deputeti i ri që do të zëvendësojë Rrahman Rrajën në Kuvend

Ditën e sotme deputetit i PS-së në Krujë, Rrahman Rraja ka njoftuar dorëheqjen nga mandati dhe jeta politike.

Dorëheqja e tij ka ardhur 2 ditë pas dhunës brutale të ushtuar nga fisi Rraja kundrejt Bilbil dhe Jashar Maja.

Ngjarja u regjistrua pasi të dhunuarit ishin ankuar për guroren në pronësi të një personi nga fisi i Rrajave ku sipas tyre po u shkatërronte shtëpitë.

Për mes një njoftimi deputeti i PS-së deklaroi dorëheqjen ku i bëri thirrje djalit të tij i cili është i përfshirë në ngjarje të dorëzohet pasi që nga mbrëmja e djeshme ai është shpallur në kërkim.

Ndërkohë pas dorëheqjes së Rrajas nga mandati është mësuar edhe deputeti i ri që do ta zëvendësoje në Kuvend.

Mësohet se zëvendësuesi i Rrajës do të jetë Arkend Balla.