Rrezikoni mbytjen në det, ekspertët tregojnë si të mbijetoni në rast rreziku

Një eksperte e trajnimit të vrojtuesve të plazhit tregojnë rastet e shpëtimit në rast rreziku të një mbytje.

Trajnerja tregon se në orarin e drekës deti është më i rrezikshëm ndërsa plazhisti duhet të ruhet nga rrymat detare, të cilat në detin Adriatik e lodhin notarin.

Zhytësit që punojnë çdo ditë në det kanë disa sugjerime për plazhistët dhe kujdesin që duhet të tregojnë kur janë me pushime.

“Deti Adriatik ka ca rryma që krijojnë atë që quhet tërheqja e detit, në momentin që tenton të dalë, nuk duhet të dalë direkt në det, një nga shkaqet janë që rrymat e tërheqin e lodhin, edhe ndodh ajo që ndodh. Ai nuk duhet të futet kur është i nxehtë(personi) duhet të lagë trupin dhe të shikojë që në momentin kur deti tërhiqet kur krijon zhavorrin nga mbrapa, nuk duhet të lahet, të shkojë diku tjetër se janë rrymat e brendshme që bëjnë tërheqjen dhe do tentojnë ta fusin direkt në det, në drekë rrezikon shumë, në atë orar gjithmonë ngë deti deri nga ora 4-5 e pasdites”, tha Endrit Gjomemetaj, peshkatar zhytës.

Trajnuesja Leneda Halilaj thotë se rroga e një roje plazhi shkon deri në 800 mijë lekë të vjetra, ndërsa ka pasur raste kur resorte në jug kanë ofruar edhe 1500 euro. Në këtë qendër trajnohen vrojtuesit që i sjellin vetë plazhet.

“Vrojtuesit e plazheve janë të trajnuar. Sinjalizojnë dhe bëjnë teknikën, në moment ai vazhdon procedurën duke vlerësuar shenjat. Në momentin që vlerësohet që nuk ka shenja, telefon ambulancën dhe fillon duke dhënë frymëmarrje dhe shtypje në kafazin e kraharorit për ndihmën e parë deri sa të vijë ndihma e specializuar. Në momentin e parë që vëzhgon personin sinjalizon tre herë, duhet të vijnë vrojtues majtas e djathtas dhe në këtë moment merr mjekët e shpëtimit. Ai që është duke u mbytur, vrojtuesi duhet të shkojë në kohë rekord për t’i dhënë ndihmën e parë. Sot ka pasur telefonata për trajnimin e vrojtuesve të plazhit dhe janë interesuar për ti punësuar në turnin e paradites apo pasdites. Që plazhet të jenë të sigurta nevojiten vrojtues plazhi”, tha trajnerja.

Në qendrën për trajnimin e vrojtuesve të plazhit në Vlorë janë shtuar telefonatat pas ngjarjes së rëndë në Vilë Bashtovë.