Deklarata e fortë e Hoxhës: Pas Ahmetajt, ka dhe persona të fuqishëm që janë të përfshirë

E ftuar në “Top Talk”, gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje tjera në lidhje me përballjen e ish-ministri Arben Ahmetaj me drejtësinë.

Ajo tregoi se Ahmetaj mund të akuzohet edhe për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që është shprehur se ai dyshohet të jetë përfshirë edhe në incerenatorin e Fierit dhe të Tiranës.

“Fakti që SPAK e mban sekret, do të thotë se ka persona sekretë dhe të rëndësishëm janë të përfshirë. Persona të fuqishëm, sipas një burimi, një tjetër prokuror po bën gati një tjetër dosje.

Arben Ahmetajt i janë hapur shumë fronte, dhe një ndër to që pritet të jepet një masë sigurie, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhet fjalë për privatizimin e fabrikës së bukës, ku dyshohet se ish-ministri i Financave është në kushtet e “flagracës”, pasi ka firmosur një document duke tjetërsuar gjithë këtë aset pasuror. Për këtë janë pyetur shumë funksionarë, ndërkohë që për çështjen e incerenatorit ka dyshime dhe pretendohet se Ahmetaj ka kryer veprime të dyshimta për dy incerenatorë të tjerë, e Fierit dhe të Tiranës”, tha Hoxha.