Rama dorëzoi Ahmetajn, Meçollari: Para se të flasësh, përgjigju për hetimet e SPAK për Xhaçkën, Begajn dhe Kollçakun për abuzimet me pronat e Forcave Detare

Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare të Republikës së Shqipërisë, Artur Meçollari reagoi publikisht përpara se kryeministri Edi Rama të dilte me mesazh për heqjen e mandatit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për skandalin e inceneratorëve. Në një status në rrjetet sociale,

Meçollari i kërkoi Ramës që të shprehej po dje dhe lidhur me hetimet për abuzimet me pronat e ushtrisë në Limon të Sarandës dhe Shëngjin, për të cilat ka paditur ministren e Jashtme, Olta Xhaçka (vite më parë Ministre e Mbrojtjes), presidentin Bajram Begaj (atë kohë Shef Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura) dhe deputetin socialist,

Bardhyl Kollçaku (ish-Shef Shtabi i Përgjithshëm i FA). Këto çështje po hetohen nga SPAK. “Që të mos të dalë prapë ca muaj më vonë, le të përgjigjet edhe për hetimet e SPAK mbi pronat e Forcës Detare. Ka një president, një ministër dhe një deputet nën hetim. Një bazë detare gjendet nën sekuestro preventive. Personazhet pa imunitet nën hetim nuk i listoj dot. Kjo do ti japi mundësinë të mos përmendi me kumbullat dhe dardhat.

E kam njoftuar kryeministrin Rama më 21 dhjetor 2020 (21 faqe) dhe nuk ka kthyer ende përgjigje. Katër muaj më pas, meqë Z. Rama nuk bëri ndonjë hetim administrativ, kam bërë dy kallëzime penale ne SPAK, në 26 mars dhe 1 prill 2021 dhe një shtesë kallëzimi në 21 korrik 2022. SPAK ka regjistruar kallëzimet penale në korrik 2021 me nr. Regjistri 108/2021 dhe 109/2021”, komentoi Meçollari.