Gramsh, makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset shoferi

Një automjet fouristradë tip ‘Nissan’ me targa AA 901 KI ka dalë nga rruga duke përfunduar në një përrua.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘përroi i Lilajve’,

dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi Algert Koçi.

Drejtuesi i mjetit po transportohet drejt spitalit të Gramshit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.