Aksident i rëndë në Korçë/ Makina del nga rruga dhe hyn mespërmes trafik ndarëses, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Devoll” mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka hyrë mespërmes trafikndarëses.

Shpejtësia ka qenë aq e madhe saqë mjeti thuajse është shkatërruar totalisht. Ndërsa mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10,pranë fshatit Çiflig.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2023, rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.