Mashtronin shtetas grekë dhe italianë, zbulohet “Call Center-i” i paligjshëm në Selitë, 6 të arrestuar

Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit ka zbuluar një call center të paligjshëm në zonën e Selitës.

Sipas TCH, në pranga kanë rënë 6 persona, ndërsa një tjetër i identifikuar si J.K është shpallur në kërkim.

Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë. Të dyshuarit mashtronin qytetarë italianë dhe grekë.

Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë.

Akuzat ndaj të arrestuarve janë “punësim i paligjshëm”, “mashtrim kompjuterik”, “pastrim parash”, f”shehje të ardhurash” dhe “mashtrim me pasoja të rënda.”

Dëmi i shkaktuar qytetarëve që kontaktoheshin nga ky call center është i papërcaktuar.