Aksident i rëndë, makina përplas motorin

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel. Mësohet se një automjet ka aksidentuar një motomjet. Si pasojë, janë plagosur shtetasi dhe pasagjeria që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Paraditen e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel, automjeti që drejtohej nga shtetasi ka aksidentuar motomjetin.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi dhe pasagjeria që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasja, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.