E RËNDË/ “Plas” sherri në Shëngjin, qëllohet me thikë i riu

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin, ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kune Vanit”, ku disa të rinj janë përleshur më njëri-tjetrin.

I riu që është plagosur është me origjinë nga Kosova, teksa është dërguar drejt spitalit të Lezhës, ku po merr dhe ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbardhjen e rrethanave të plota.