Si nisi konflikti në familjen Muçollari? 62-vjeçari dje ishte në spitalin psikiatrik, refuzoi të shtrohej dhe…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 62-vjeçarin që u ekzekutua mengjesin e sotëm nga forcat RENEA, në fshatin Qesarakë të Maliqit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se familjarët e kanë çuar në spital në Tiranë 62 vjeçarin, i cili nuk ka dashur të shtrohet. Më pas, janë kthyer në banesë, në fshatin Qesarakë, rreth orës 18:00 të pasdites.

Konflikti ka nisur rreth orës 20:00, aty ku autori ka goditur me thikë bashkëshorten dhe me qytën e armës djalin e tij në kokë. Ka qenë fillimisht policia e komisariatit të Maliqit që shkuan pranë banesës, aty ku autori ka qëlluar në ajër, më pas kanë rrethuar zonën, dhe duke parë që autori po bënte rezistencë, kanë njoftuar forcat RENEA, të cilët mbërritën si repart në banesa duke u përpjekur të negociojnë.

Këta të fundit u përballën me të shtëna nga arma tip mitroloz (i lehtë), ndërsa për 1 orë ka pasur shkëmbim zjarri, dhe autori ka mbetur i vdekur nga plumbat e policisë RENEA.

Familja Muçollari nuk ka pasur asnjëherë konflikte mes njëri tjetrit, të dy djemtë merren me prodhimin e mjaltit, të gjithë njihen si familje pa probleme.