Bie sistemi i DPSHTRR, si paraqitet gjendja në sportele dhe kolaudimin e automjeteve

Raporotohet se ka rënë sistemi i DPSHTRR. Mësohet se problemi me sistemin ka ndodhur në Prezë e Nisharak, ku si pasojë është paralizuar puna e kontrollit teknik dhe i zyrës për pagesën e taksave dhe gjobave të Kontrollit teknik.

Thuhet se prej më shumë se 30 minutash, gjithçka është ndalur.

Ndërkohë është krijuar radhë e gjatë automjetesh në kolaudim, dhe qytetarësh në sportele.