U kap në hotel duke pirë kokainë, kush është 35-vjeçari që plagosi 2 vëllezërit(Emri)

Gert Latifi quhet 35-vjeçari, banues në Lushnjë që pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë dy vëllezër në Tiranë.

Këta të fundit ndodhen në spital, me plagë të rënda, duke marrë kujdesin e duhur shëndetësor.

Latifi u kap pas disa orësh ndjekje në bashkëpunim me policinë e Lushnjës, pas u largua nga rruga “Thoma Koxhaj”, aty ku ndodhi sherri.

Pas kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Ndërkohë një 17-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë pasi kishte dijeni për krimin dhe nuk denoncoi.