Pronat fusin në sherr familjen në Tiranë, merr dhe djalin për të rrahur të vëllanë, por në shtëpi i gjendet arsenal armësh

Eshtë parandaluar një konflikt për motive pronësie në Tiranë. Në pranga është vënë G.J 59 vjecar dhe djali i tij G.J 27 vjec pasi kanosën për motive pronësie vëllanë e 59-vjecarit.

Në banesën e 59 vjecarit janë gjendur nga policia 1 pistolete, 1 kallashnikov, 1 arme gjahu, 3 granata dhe municion luftarak.

Pronat fusin në sherr familjen në Tiranë, merr dhe djalin

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gate”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti për motive pronësie mes dy vëllezërve.

Vihen në pranga një 59-vjeçar dhe djali i tij, pasi kanosën për motive pronësie, familjarin e tyre (vëllanë e 59-vjeçarit).

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. J., 59 vjeç dhe G. J., 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, shtetasin F. J. (vëllai i 59-vjeçarit). Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Kursi i këmbimit valutor/ Çfarë po ndodh sot me euron dhe dollarin?
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.