18 vjeçarja e zhdukur prej 2 ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë, e reja vuante nga…

Një vajzë 18- vjeçare nga Babunja e Divjakes është larguar nga banesa 2 ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Prinderit e saj kanë bërë kallëzim në komisariatin e policisë në Divjakë për gjetjen e 18- vjeçares.

Xhaxhai i së resë, Ali Krasniqi ka pohuar se vajza është parë në Spolat dhe ka kërkuar ndihmën e kujtdo që e ka parë të lajmërojnë familjarët të cilët janë tepër të shqetësuar pasi vajza vuan nga depresioni.

“Jam Ali Krasniqi nga Babunja kam një hall, ju lutem po më ndihmuat dot. Më ka humb mbesa Laisa Krasniqi me rroba sportive të zeza me kapele, ka humbur që të hënën e kanë parë dje në Spolat. Kush e sheh po pati mundësi të na njoftoj… në Babunjë, Ali Krasniqi.

E keni denoncuar në polici?

Po në polici, janë hapur fotot të gjitha… vuan nga depresioni. Po patët mundësi me na ndihmu.”