Mero Baze: Sali mos u nxito me Agim Zeqon! Të ka paguar ndërhyrjen mjekësore në Vjenë dhe e ka treguar vetë

Sali Berisha ka mohuar sot se djali i tij, Shkëlzeni, fshihet pas kullës që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Berisha për herë të parë nuk akuzoi kryeministrin Edi Rama, por akuzoi kryebashkiakun Erjon Veliaj, ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe Lulzim Bashën si autorë të shpifjeve.

Ndërkohë që herë të parë foli edhe për ndërtuesit e kullës, Agim Zeqon dhe Ilir Shtufin, duke thënë se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për foltoren.

“Ushtria e gjobëvënësve nxori se unë paskam lidhje me investitorët dhe ndërtuesit, unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren”, tha Berisha.

Por gazetari Mero Baze, njohës i mirë i kulisave politike ka “këshilluar” Berishën të mos nxitohet në deklarata për Agim Zeqon.

Baze nënkupton që ky sipërmarrës i ka paguar Berishës një ndërhyrje mjekësore në Vjenë dhe se po vetë e ka treguar këtë gjithandej.

“Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di ç’bën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”, shkruan me ironi Mero Baze në Facebook.